Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pogba zyrtarizohet si “Djall”, ja fjalët e tij të para si lojtar i Man. Utd

2016/08/09 at 9:47 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pogba zyrtarizohet si “Djall”, ja fjalët e tij të para si lojtar i Man. Utd

Futbolli modern është i tejmbushur me regjisorë dhe nuk e kemi fjalën për ata në fushë si Andrea Pirlo apo Mesut Ozil. Fjala është për ata të cilët inskenuan telenovelën verore “Paul Pogba”, e cila dje pati serinë e fundit. Po, Manchester United në mesnatën që lamë pas kreu zyrtarisht transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke blerë francezin për 120 milionë euro.
Lojtari më i lakuar në merkaton e verës la Juventusin, aty ku u transferua në vitin 2012 me parametra zero. 23-vjeçari, i cili pritet të veshë fanellën me numrin 6, ka firmosur një kontratë që e lidh për pesë vite me klubin anglez. Ai ka edhe një opsion për të rinovuar me një vit. Paga javore e mesfushorit të talentuar është 290 mijë paundë, një çmenduri. Duke folur në sajtin e klubit, Pogba tha: “Jam i lumtur që i ribashkohem Unitedit. Ky klub gjithnjë ka pasur një vend special në zemrën time dhe me të vërtet që po e pres me padurim punën me trajnerin Jose Mourinho. E kam shijuar pafund kohën time te Juventusi dhe kam disa kujtime fantastike të një klubi madhështor me lojtarë të cilët i konsideroj miq. Por ndiej se tani është koha e duhur për t’u rikthyer në ‘Old Trafford’. Me të vërtet që e kam shijuar gjithmonë të luaja përpara tifozëve dhe mezi po pres të jap kontributin tim për skuadrën. Ky është klubi i duhur për mua për të arritur gjithçka që shpresoj.”
Trajneri Jose Mourinho e lavdëroi tejmase lojtarin e tij të ri për zgjedhjen e bërë. “Paul është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të jetë një pjesë kyçe e skuadrës që unë dua të ndërtoj këtu për të ardhmen. Ai është i shpejtë, i fortë shënon gola dhe lexon ndeshjen më mirë se shumë lojtarë më të vjetër se ai. Në moshën 23-vjeçare, ai ka shansin ta bëjë të vetin atë pozicion këtu për shumë vite. Ai është i ri dhe do të vijojë të përmirësohet; ai ka shansin të jetë në zemrën e këtij klubi për dekadën e ardhshme dhe më vonë”, – u shpreh portugezi pa i fshehur emocionet.
Pogba bëri edhe “politikanin” duke shpjeguar me një postim në “Instagram” se Manchester United nuk e largoi atë para katër vitesh, por ishte një vendim i përbashkët për të mirën e të gjithëve. “Largimi nga Manchester United kur isha 18 vjeç ishte një vendim i përbashkët ndërmjet meje dhe klubit dhe ishte gjëja e duhur për t’u bërë atëherë. Tani është koha të kthehem. ‘Old Trafford’, ja ku jam!” – shkroi nënkampioni i Evropës me Francën, i cili nuk e harron kurrsesi ish-skuadrën e tij, Juventusin.
“Kam respektin më të madh për klubin që pranoi të më kishte para disa vitesh. Juventusi gjithnjë do të jetë pjesë e imja dhe do të më mungojë gjithmonë, do ta dua dhe do t’i jem mirënjohës klubit, skuadrës dhe sidomos tifozëve. Shpresoj të ma respektojnë vendimin tim. Pjesa më e bukur e një miqësie është të kuptosh dhe të të kuptojnë. Është e vështirë të shpjegosh në pak fjali, por e mora vendimin tim i udhëhequr nga zemra dhe asgjë tjetër. Ky transferim mori shumë kohë, sepse ishte një vendim i madh dhe përfshiu shumë mendime dhe punë. Vonesa ishte mërzitëse për mua ashtu si për ju. U kërkoj falje të gjithë mbështestëve që nuk u kam kthyer mesazhe, por kjo nuk më lejohej me ligj.” “Mister 120-milionëshi” dje pasdite udhëtoi për në kompleksin e stërvitjes së klubit me një “Chevrolet” të kuq për t’iu nënshtruar provave mjekësore para se të ulej me avion privat nga Nice, teksa më parë kishte qenë në New York. Me të kaluar testet, francezi Pogba kreu të gjitha procedurat e tjera të transferimit, përfshirë edhe videot promovuese me sponsorin “Adidas” dhe fotot e prezantimit të tij si “djall”.

Etiketa: Paul Pogba. Man. Utd

Ju sugjerojmë

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

17 Tetor, 2025 2:36 pm
Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Aktualitet

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 Tetor, 2025 2:26 pm
Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
Aktualitet

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

17 Tetor, 2025 1:35 pm
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Bota

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

17 Tetor, 2025 1:18 pm
Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
Big Basta prezanton trashëgimtarin, ja çfarë shkruan ai për të birin

Big Basta prezanton trashëgimtarin, ja çfarë shkruan ai për të birin

15 vite prapa qelisë, nga burgu në Olimpiadën e Rios, ja historia prekëse e boksierit tajlandez

15 vite prapa qelisë, nga burgu në Olimpiadën e Rios, ja historia prekëse e boksierit tajlandez

Përmbytjet në Shkup, banorët revoltohen me Kryeministrin: Mos hajde për paradë (video)

Përmbytjet në Shkup, banorët revoltohen me Kryeministrin: Mos hajde për paradë (video)

Please login to join discussion

TE FUNDIT

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
17 Tetor, 2025

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka folur për disa nga momentet më të përfolura të karrierës së tij. Ai...

Lexo më shumë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
17 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes....

Lexo më shumë

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
17 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e...

Lexo më shumë

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
17 Tetor, 2025

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com