Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poet…

2016/05/26 at 10:18 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rroftë Rrota

Nga Edison Ypi

Vdiq poeti Piro Kuqi.

Nga uria ?
Jo nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Njëqind dollarot në muaj që i jepte shteti, Piros i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e për të pirë.
Nga të ftohtit ?
As nga të ftohtit. Shpella prej tullash kartonësh, dërrasash e rraqesh, ku jetonte Piro, e fuste erën dhe shiun nga katërqind të çara e rrëkera. Por Piro i mbledhur me lecka nuk mund të mbërdhifte se ngrohej duke u dridhur e duke thurur vargje. Për shembull ato vargjet që shkroi një natë ditë dimri, kur një gjethe e ardhur prej kurrkundit i fëshfërinte nën derë; “ik moj fletë nëpër natë, ikë mos më rri tek dera, se dimri ishte aq i gjatë, sa frikë po kam dhe nga pranvera”.
Piro Kuqi nuk vdiq as nuk lindi.
Piro Kuqi erdhi natën, shtyu portën, kaloi kalldrëmin e oborrit, ndali nën dritën e verandës, e pa orgjinë që bëhej brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku.
Kush ishte Piro Kuqi ?
Është më lehtë të përgjigjesh kush ishte Jezu Krishti se kush ishte Piro Kuqi.
Piro Kuqi ishte një kujnajë njerëzore përsosmërisht e mbyllur dhe e mbytur, që mund të krahasohet me brimat e zeza të universit, ekzistenca e të cilave nuk mund të konstatohet drejtpërdrejt por vetëm tërthorazi përmes efekteve.
Piro Kuqi erdhi në jetë jo për t’u dukur, por për t’u zhdukur.
Prezenca e Tij ishte mungesa e Tij.
Vdekëtarët banalë lodhen të bien në sy me prezencë. Piro Kuqi ishte nga fort të rrallët të cilët mbi qiellin e zi të botës s’onë vijnë e ikin si kometat për të sfiduar dhe zhvleftësuar rregullin në dukje të pandryshueshëm të rënies në sy me prezencë. Piro Kuqi ia arriti të bëhet i pavdekshëm, jo përmes prezencës, por përmes mungesës. Piro Kuqi ishte trupëzimi i dhënies së shembullit me anë të heshtjes, tërheqjes, mbylljes në vetvete, arratisjes në abiset e errëta të trishtimit meditues.
Skllav i përulur i fjalës së bukur, Piro Kuqi i pamposhtshëm, na la shembullin e rrallë të poetit i cili për hir të artit, poezisë, njerëzillëkut, refuzoi çdo lloj kompromisi me materialitetin deri në kufijtë e absurdit. Disa vite burg politik që bëri ishin kurrgjë krahasuar me më pas ç’hoqi. Piro Kuqi, me vetëdije të plotë, rehatitë e botës i këmbeu me llaftaritë e Ferrit të Artit.
Një strehë më të rehatshme dhe disa orendi Piros mund t’ja jepte kushdo. S’ishte ky problemi. Problemi, dhe zgjidhja e problemit, çudia dhe fati, mrekullia dhe shenjtëria, është se Piro qe refuzues i materialitetit deri në vetëflijim. Nuk e refuzoi Jeta Piro Kuqin. Piro Kuqi refuzoi jetën.
Pothuaj as frymë nuk merrte. Nuk fliste që të mos u jepte rast të shpifnin. Nuk udhëtonte që të mos i thoshin si e qysh këtu e këtje. Nuk simpatizoi ndonjë parti, që të mos e shurdhonin. Nuk bleu, nuk shiti, nuk këmbeu, madje as nuk hëngri që të mos i thoshin bëre thërrime.
I pangjashëm me asnjë dhe me asgjë, Piro Kuqi jetoi kohën e tij. Jo këtë që njohim ne. Një kohë tjetër, e cila ishte e gjitha e tija. Jetoi kohën kur kompjuteri dhe interneti ose donin shekuj të shpikeshin, ose kishin shekuj që ishin zhdukur.
A ishte i ndjeshëm Piro Kuqi ?
Sa s’thuhet, sa s’rrëfehet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa s’dëgjohet, sa s’ulëritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’këndohet, sa s’pentagramohet, sa s’filmohet, sa s’gdhëndet, sa s’besohet, sa s’kuptohet.
Përbindëshi i ndjeshmërisë nuk u martua kurrë.
Ndonjë e ndjeshme e vonuar mund të habitet e të thotë; Më rëntë pika si s’e paskam njohur.
Përgjigjet Piro nga varri,
Kjo femër që më njohu
Tani që kam vdekur
Më kujton një tjetër
Që dot s’e pata gjetur.

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!
-U tha në Opinion

Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!

11 Qershor, 2025 10:25 pm
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Aktualitet

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

11 Qershor, 2025 10:10 pm
“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Bota

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump

11 Qershor, 2025 10:04 pm
“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Aktualitet

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

11 Qershor, 2025 9:24 pm
Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
Para
Ja kush janë 4 futbollistët që i bashkohen Kombëtares

Ja kush janë 4 futbollistët që i bashkohen Kombëtares

Video/ Flori dhe Stine, “rivalë” edhe në 2004-tën

Video/ Flori dhe Stine, "rivalë" edhe në 2004-tën

Andrra tregon dhuratat e Ansit të vogël

Andrra tregon dhuratat e Ansit të vogël

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
11 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
11 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke...

Lexo më shumë

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
11 Qershor, 2025

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të...

Lexo më shumë

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
11 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com