Një 24-vjeçar shqiptar i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike është dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg nga drejtësia italian.
Shqiptari i identifikuar si Emiljan Korreshi, ra në prangat e policisë italiane në vitin 2017 pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 kg marihuanë në Piazzale Falcone, i vetëm në autobus duke udhëtuar për në Italinë Qendrore.
24-vjeçari shqiptar, Emiljan Korreshi, do të vuaj dënimin e tij në burgun e Raguzës. /Opinion. E.Xh.