Policia e Pogradecit ka arrestuar një 25-vjeçar nga Tirana, pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit.
25 vjeçari po transportonte në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, 17 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.
Njoftimi i policisë:
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.
Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë.
25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.