Të paktën tre persona kanë vdekur teksa po tentonin të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël.
Roja bregdetare franceze thotë se ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm.
Tre persona u deklaruan të vdekur pasi u nxorën nga uji me helikopter, ndërsa 45 të tjerë morën ndihmën mjekësore, pasi shumë prej tyre vuanin nga hipotermia.
Viti 2024 dyshohet të ketë qenë viti më vdekjeprurës i regjistruar për kalimet e emigrantëve të paligjshëm me varka.
Roja bregdetare franceze tha se ka nisur një kërkim në det, për të mbijetuar të tjerë.
Zyra e Brendshme konfirmoi se kishte pasur një incident në ujërat franceze.
Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, duke tejkaluar totalin e vitit 2023 prej 29,437./Opinion.al