Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po pres të më sjellin djalin”, Blendi Fevziu tregon fjalët e Parashqevi Simakut

2024/12/16 at 10:35 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po pres të më sjellin djalin”, Blendi Fevziu tregon fjalët e Parashqevi Simakut

Video e Parashqevi Simakut e publikuar të premten fillimisht nga gazetari Blendi Fevziu në Instagramin e tij, bëri bujë gjatë këtyre ditëve teksa shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA u ofruan të gatshëm për ta ndihmuar.

Në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu foli për këtë rast, duke treguar ëndrrat e Parashqevi Simakut për të shkuar në Hollivud, duke nisur me largimin e saj nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1991.

Fevziu kujtoi edhe takimin e fundit në SHBA me Parashqevi Simakun në vitin 1995.

Blendi Fevziu thotë se ka qenë në dijeni se si kishte marrë rrjedha e jetës së Simakut, që kulmoi me divorcin e saj me ish-bashkëshortin libanezo-amerikan. Pas divorcit, gjykata amerikane i dha kujdestarinë e djalit ish-bashkëshortit dhe jo këngëtares shqiptare. Kjo ishte dhe goditja fatale për Parashqevi Simakun.

“Nuk kam dashur të publikoj më shumë materiale. Pse? Parashqevi Simaku u largua në SHBA në një moment dramatik për jetën e saj. Ajo vendosi të ndiqte ëndrrën amerikane. Nuk është e lehtë për askënd. U drejtua drejt hollivudit. U martua me një libanezo-amerikan, me një kitarist. Me të pati dhe një fëmijë. Martesa e saj nuk shkoi mirë. Ka shumë detaje mbi divorcin e saj, mbi procesin gjyqësor që ju bë. Nuk do doja të jepja asnjë nga këto sepse gjithsesi janë informacione personale. Gjykata vendosi që djalin nuk do ta mbante Parashqevi Simaku, por bashkëshorti i saj. Humbja e djalit qe traumatike për Parashqevi Simakun. Menjëherë pas humbjes së djalit, ajo humbi kontaktet me të afërmit, kontaktet me miqtë, u largua nga shtëpia e saj, nuk identifikohej ku gjendej. Për 4 vjet ka jetuar në një qendër hebraike ku qëndrojnë njerëzit e pastrehë. Pas 4 viteve është larguar prej andej. Adresa e fundit e tregonte në Los Anxhelos”, u shpreh Fevziu.

Gazetari theksoi se ish-bashkëshorti nuk pranon asnjë telefonatë në lidhje me Parashqevi Simakun. Teksa kjo e fundit, sipas Fevziut, është shprehur se “pret djalin”.

“Që prej 10 vjetësh fle ku mundet, nëpër rrugë, stacione treni, në zona të ndryshme, ku shumë shqiptarë e kanë identifikuar. Disa prej tyre dhe miq të saj herë pas here e takonin për t’i dhuruar diçka. Ajo e kishte marrë atë vendim si një zgjedhje të sajën, jo si pamundësi. Shumë njerëz kishin shkuar për t’ja ofruar ndihmën dhe ajo e kishte refuzuar. Ajo kishte vendosur ta bënte këtë jetë në një moment traume për arsye të humbjes së fëmijës. E vetmja fjalë që ju ka përsëritur të gjithëve është ‘po pres të më sjellin djalin’. Historia e saj është e një vendimi që kishte marrë në jetën e saj”, theksoi Blendi Fevziu.

Pas publikimit të videos nga Fevziu, në fundjavë e gjeti një zonjë që jeton në SHBA prej 10 vitesh, Elvira Tata, e cila arriti të bisedonte me Parashqevi Simakun në anglisht e më pas në shqip.

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Ekskluzive/ Gjeti Parashqevi Simakun, Elvira tregon çfarë i tha artistja: Po pres avokatin për djalin…

Ekskluzive/ Gjeti Parashqevi Simakun, Elvira tregon çfarë i tha artistja: Po pres avokatin për djalin…

Foto ekskluzive/ Parashqevi Simaku duke ndjekur emisionin Opinion nga SHBA

Foto ekskluzive/ Parashqevi Simaku duke ndjekur emisionin Opinion nga SHBA

“Polici i thoshte ‘çohu’, Parashqevia po flinte mbi valixhe”, Tata rrëfen momentin tronditës

“Polici i thoshte ‘çohu’, Parashqevia po flinte mbi valixhe”, Tata rrëfen momentin tronditës

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com