Dy persona janë vënë nën hetim për peshkim të paligjshëm në Shkodër.
Policia bën me dije se kanë nisur hetimi për një shqiptar dhe një malazez. Ata u kapën duke peshkuar në liqenin e Shkodrës me pajisje që furnizoheshin me energji elektrike.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.