Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po nxit kombet kundër njëri-tjetrit”, Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan 

2023/12/01 at 1:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lavrov: SHBA po shkatërron Evropën, vazhdon të blejë materiale, uranium nga Rusia 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor. 

Gjatë një konference për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po mbahet një samit i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lavrov akuzoi Perëndimin se, siç u shpreh ai, gjithmonë ka pasur interes që të nxisë kombet kundër njëri-tjetrit. 

“Unë jam i bindur se popujt e hemisferës ballkanike kanë kaluar nëpër tranzicione të vështira historike, kanë një kod të përbashkët dhe nuk duhet të mposhten dhe të lejojnë që Perëndimi t’i bëjë armiq të njëri-tjetrit”, u shpreh Lavrov. 

Pretendimet ruse se Perëndimi po fajëson Moskën për problemet në Ballkan, vijnë në kohën kur Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar – ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë konflikt midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Më 15 nëntor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për mediat afrikane se ai ka prova të synimeve të Moskës për të nisur një luftë midis shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. [Së pari kemi pasur] Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky. 

Bashkimi Evropian më pas tha se ndan shqetësimet me Zelenskyn. Zëdhënës i BE-së, Peter Stano deklaroi se blloku për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në Ballkanin Perëndimor. 

Ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit i thanë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe me partnerët evropianë, që të avancohet qeverisja, sundimi i rendit dhe ligjit dhe të kryen reformat kundër korrupsionit “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe të sjellin paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”. 

Edhe zyrtarët në Kosovë kanë shprehur shqetësim për rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në nëntor se Rusia po synon të ndezë një vatër krize “në oborrin e BE-së”, me qëllim që, sipas tij, të shpërqendrojë aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s. 

Kosova, sipas një raporti të publikuar së fundi nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin një luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë. 

Por, gjatë adresimit në Shkup, Lavrov tha se ai inkurajon “grupet etnike në Ballkan që të jetojnë në paqe dhe të shmangin ambiciet nacionaliste”. 

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që të mos i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës – vetëm, siç tha ai, për të përmbushur disa ambicie perëndimore. 

Kryediplomati rus po ashtu akuzoi Perëndimin për kontestin që ka Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria lidhur me identitetin, duke thënë se “maqedonasit duhet të jetë të barabartë në kontinentin e përbashkët”. 

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Mat, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, gjendet i varur në kasollen e bagëtive

Mat, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, gjendet i varur në kasollen e bagëtive

Vrasja e 7-vjeçares, gjykimi për policin Arjan Tasen do të bëhet i ndarë nga 8 efektivët e tjerë

Vrasja e 7-vjeçares, gjykimi për policin Arjan Tasen do të bëhet i ndarë nga 8 efektivët e tjerë

Emri/ I dënuar me 10 vite burg për trafik emigrantësh e mashtrim, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Aksident në punë, humb jetën 51-vjeçari në Gramsh

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com