Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po nuk dole më, do të të vë 4” çfarë i tha mësuesi abuzues vajzës 11-vjeçare para se ta puthte

2018/04/29 at 4:41 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po nuk dole më, do të të vë 4” çfarë i tha mësuesi abuzues vajzës 11-vjeçare para se ta puthte

Ngacmoi seksualisht nxënësen e tij 11-vjeçare, arrestohet dhe pezullohet nga detyra mësuesi i shkollës në fshatin Kalasë të Delvinës.


“Ndalimi i tij pasi si mësues në një shkollë 9-vjeçare në Delvinë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndaj një nxënëse të kësaj shkolle”, sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Nëna e vajzës e ka bërë publik rastin abuzues, dy muaj pas ngjarjes.

Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve. Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar.

Prindërit e vajzës janë të divorcuar dhe e mitura jeton prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

Ndërkohë, për denoncimit të nënës së vajzës, kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Delvinës. Banorë të fshatit Kalasë, shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.

 

Znj, Morena, si ka ndodhur ngjarja? Çfarë ju ka treguar vajza për abuzimin nga ana e mësuesit të saj?

Vajza jeton me prindërit e mi në fshat, në Kalasë. Ngjarja për të cilën flasim, ka ndodhur dy muaj më parë, kur vajza ishte në shkollë. Kur u kthye nga shkolla, vajza ua tregoi ngjarjen gjyshërve të saj. U tha prindërve të mi se mësuesi e kishte puthur. Atëherë, ata u shqetësuan shumë. Nisën të pyesnin vajzën, duke këmbëngulur që të tregonte se çfarë tjetër i kishte bërë ai. Por vajza thoshte se asgjë tjetër, vetëm se e kishte puthur. Të ndodhur në këtë situatë, prindërit më njoftuan edhe mua për çfarë kishte ndodhur. U nisa në fshat, se unë jetoj në Sarandë. Jam e divorcuar nga burri dhe vajzën ma kanë rritur prindërit.

Kur e pyetët vetë vajzën, çfarë ju tregoi?

Kishte mbaruar mësimi, nisi të më tregonte vajza, dhe unë me një shoqe pasi kishim pastruar klasën ishim duke pastruar korridorin e shkollës. Mësuesi më thirri në klasë, kur shkova në klasë më kërkoi llogari pse nuk i shkova më shpejt. Unë kam në dorë edhe katrën edhe dhjetën, i kish thënë vajzës dhe e kishte puthur. Kjo është e gjitha çfarë i ka ndodhur vajzës.

Pse nuk e keni denoncuar ngjarjen në momentin që ka ndodhur?

Nuk është e lehtë në fshat, se ka shumë paragjykim. Vajza kishte dy muaj që nuk shkonte në shkollë. Ka vetëm pak ditë që ka shkuar, kur dëgjoi se mësuesi është transferuar në fshatin Tatzat, në një shkollë tjetër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje nga familja e mësuesit apo të afërm të tij për të mos bërë denoncim?

Nga familja jo, njerëz tanët më kanë thënë të mos e bëja publike, për të ruajtur vajzën. Po ne kemi edhe krushqi me këtë fis.

Çfarë mase kërkoni që të merret ndaj mësuesit?

Nuk duhen lënë të lirë të tillë njerëz që marrin në qafë fëmijë të vegjël. Shteti shqiptar duhet të veprojë. Të mos u japë punë dhe t’i fusë në burg. Ata janë e keqja e fëmijëve tanë. Këtë kërkova sot edhe në Komisariatin e Policisë në Delvinë. Qëkur kam marrë vesh, se çfarë i ndodhi vajzës, më është prishur gjumi.

Po vajza si është tani?

Më dhimbset shumë, sikur është mbyllur në vetvete dhe nuk flet. Nuk do që të kujtojë çfarë i ka ndodhur. / Panorama

 

 

 

Etiketa: abzuimdelvinemesuesisarandevajza e mitur


Ju sugjerojmë

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

11 Dhjetor, 2025 9:36 am
Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
Kronikë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

11 Dhjetor, 2025 8:17 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

11 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

11 Dhjetor, 2025 8:14 am
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Luana e ka mendjen te malet po fansat nuk i heqin dot sytë nga të pasmet bombastike

Luana e ka mendjen te malet po fansat nuk i heqin dot sytë nga të pasmet bombastike

Paralajmërimi i NASA, asteroidët e rrezikshëm sot më pranë tokës

Paralajmërimi i NASA, asteroidët e rrezikshëm sot më pranë tokës

Zhduket nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë “pema Macron”

Zhduket nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë “pema Macron”
















TE FUNDIT

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
11 Dhjetor, 2025

Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK. I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi...

Lexo më shumë

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
11 Dhjetor, 2025

Revista javore britanike “The Economist” ka renditur 36 vendet më të pasura në botë. Portugalia është shndërruar në heshtje në...

Lexo më shumë

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
11 Dhjetor, 2025

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës...

Lexo më shumë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
11 Dhjetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com