Mbi 300 aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë bllokuar rrugën e plazhit të Durrësit,duke protestuar kundër shkatërrimit urbanistik, në fillim të sezonit turistik. është vetë kreu i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu, që ka publikuar fotot në faqen e tij në FB, ku shihet protestuesit që hedhin bomba tymuese dhe prishin rrethimin. “Rruget qepen ne dimër dhe shqepen gjatë verës. 10 milonë euro rrugë e re u inagurua para 6 muajsh. Terrorizmi urban, shkatërron turizmin shqiptar. Dhjetëra forca policore po qetësojnë situatën e protestuesve të AK”, shkruan Spahiu.