Policia ka zbardhur në një deklaratë për shtyp ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mesditë në Tropojë, ku u gjetën në një bunker dy trupa të pajetë. Sipas policisë trupat janë gjetur në fshatin Mejdan dhe kufomat të seksit mashkull dhe femër, ishin të veshur me kostume sportive. Rrobat e kufomave nuk kanë qenë të dëmtuara nga shenja armësh apo sende të tjera tejshpuese. Ndërkohë që mësohet se trupat e dy kufomave duhet të kenë kohë që gjenden në bunker, pasi janë gjendur të dekompozuar.