Një ngjarje e paprecentë po ndodh aktualisht në Kongresin që socialistët po mbajnë në Elbasan, ku të pranishëm janë edhe kryeministri Rama dhe kundërshtari i tij për garën për kryetar partie, Ben Blushi. Në momentin që do të fliste zv/kryeministri Niko Peleshi, është ndërprerë transmetimi për mediat. Nuk dihet se kush e ka dhënë urdhërin, ndërkohë që Ben Blushi mësohet se ka kërkuar disa herë të marrë fjalën por nuk i është dhënë. Tani mësohet që Ben Blushi ka marrë fjalën. por është ndeshur me reagime të forta nga salla, ku me dhjetra të pranishëm janë larguar.