Sapo ka nisur në Partinë Demokratike takimi i kryetarit Lulzim Basha me ekspertët e djathtë për Reformën në Drejtësi.
Mësohet se Basha do të diskutojë me ta mbi qëndrimet e mëtejshme për reformën në drejtësi.
Në takim me Bashën ndodhen deputetët Halimi, Ristani e Alibeaj dhe ekspertët Ivi Kaso dhe Gazmend Bardhi.
I pranishëm është edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.