Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për zjarrvënie.
Policia bën me dije se është parandaluar përhapja e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë.
Pasi u arrestua 26-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Mësohet se gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al