Një incident është regjistruar sot në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë.
Sipas policisë, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ishte duke luajtur me një bashkëmoshatar.
I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al