Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po kalbet o burrë”, i moshuari me plagë deri në kockë e pa kurim në azil

2024/12/10 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Po kalbet o burrë”, i moshuari me plagë deri në kockë e pa kurim në azil

Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm në Azilin Shtetëror në Elbasan, siç njihet ndryshe Qendra Balashe. Ajo thotë se i afërmi 77-vjeçar, Sadik Biba, po vuan nga hapja e plagëve që i shkojnë deri në kockë për shkak të papastërtisë, mungesës së lëvizjes dhe kujdesit mjekësor.


I moshuari është kuruar muaj më parë në Elbasan dhe Tiranë, por në Shtator e kthyen sërish në Azil, pa u rikuperuar plotësisht. Tani trupi i Sadikut ka filluar të kalbet dhe punonjësit e azilit thonë, se nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. I moshuari nuk ka një diagnozë, por sipas denoncueses, plagët i janë bërë nga papastërtia, moslëvizja dhe mungesa e kujdesit në Azil.

“Përshëndetje unë jam një banore e qytetit të Elbasanit prej disa vitesh punoj në Gjermani ku aktualisht punoj dhe si kryeinfermiere. Kam një të afërmin tim në Azilin e të Moshuarve në qytetin e Elbasanit. Ka katër vite që banon atje për pasi nuk ka asnjë familjar që të kujdeset, është i vetëm. Unë sa herë që shkoj dhe vij nga Gjermania në Shqipëri mundohem që të interesohem të shkoj atje dhe t’i plotësoj nevojat kryesore që ka. Herën e fundit kam qenë në Shtator, ka pasur një problem shumë të madh mjekësor, një infeksion shumë të rëndë shëndetësor. Plagë që shkaktohet kur rri pa lëvizur, nga higjiena, lagështira ose moslarja apo moskujdesi në tërësi i pacientit bën që të shkojnë aq të thella, deri në kockë. Unë jam traumatizuar, ka në disa vende, në kurriz, në të dyja anët e këmbëve ku njëra është deri në kockë.

Në kushte çnjerëzore, ishte shtruar në Urgjencën e Elbasanit, më është dashur që të shkoj vetë atje 3-4 ditë derisa t’i jepet drejtim, ku do shkojë dhe kush do e marrë përsipër. U mor më në fund përsipër në Infektivin e Tiranës, në spitalin Infektiv ku dhe u trajtua për disa javë, 3-4 javë. Kam qenë në kontakt me mjekët se si ka qenë procedura, vazhdimi derisa më në fund u tha që do të kthehej përsëri në Elbasan, në spitalin e Elbasanit dhe më pas sërish në Azil”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

“Stop” shkoi në azil, por punonjësit pohojnë, se kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Elbasanit, ndihmë, që është neglizhuar për shumë arsye e për shkak të mos koordinimit të hallkave shëndetësore në këtë qytet.

 Punonjësi i Azilit: Të çoj unë ku të duash ti?

Gazetari: Tek Sadiku, ta çojmë në spital, se mund t’ju vdesë këtu…!

Punonjësit e Azilit: Këtu o burrë, të çoj unë, ku të duash ti, po tashi…

Gazetari: Bëni detyrën vëlla!

Punonjësit e Azilit: Nuk bëjmë ne detyrën…çojeni atje, ku duhet, në spital!

Gazetari: Po atij i janë qelbëzuar plagët.

Punonjësit e Azilit: Një minutë! Mos hajde me tendencë! Hajde hyr ku të dush! Jemi shumë të çlirët..

Gazetari: Fare, fare…! Po jo mo, ça do bëj spektakël unë me persona, që janë të moshuar, janë në hall?! Unë po them, ai ka plagë, ta çojmë në spital! Pse nuk e keni çuar?

Punonjësit e Azilit: Po e kemi çuar…

Gazetari: Ngrini alarmin, o burrë! Ka një muaj pa u kuruar.

Punonjësit e Azilit: Po ju kemi thënë.

Gazetari: Denonconi në polici, nuk vjen mjeku, se nuk mund të bëhet kështu…Një kafshë në rrugë, që është sëmurë, e marrin e kurojnë… atij i ka zënë qelb…i është kalbur plaga.

Punonjësit e Azilit: O vëlla! Ne kemi edhe të tjerë si ai këtu…

Gazetari: Aq më keq, që keni edhe të tjerë si ai!

Punonjësit e Azilit: Pse aq më keq…?

Gazetari: T’i çoni, t’i kuroni…!

Punonjësit e Azilit: Po i kurojmë. I kemi 24 orë më oksigjen…

Gazetari: Ku e keni kuruar zotëri? Ja këtu qelb era.

Punonjësit e Azilit: Sepse është po kalbet, o burrë…

Denoncuesja thotë se i moshuari nuk flet dot.

“Trajtimin e plagëve dhe në fund të fundit të mos vuajë, një qetësues nuk e di se kur ka qenë hera e fundit që është bërë, isha vetë dje dhe i thashë infermieres të lutem një qetësues zotërisë, “po nuk më ka thënë gjë”, Ai nuk ka gojë të flasë e të thotë, nuk flet dot sepse ka dhe sëmundje të tjera, flet shumë pak dhe shumë ulët, por më shumë rënkon sepse dhimbjet e atyre plagëve janë thjesht të tmerrshme.”

Nga ana tjetër punonjëset e azilit shprehen se nuk kanë çfarë të bëjnë dhe s’dinë ku të denoncojnë.

Gazetari: Denoncoje, moj zonjë…!

Punonjësit e Azilit: Po ku ta denoncoj?!

Gazetari: Tek Stop-i, në polici…!

Punonjësit e Azilit: Qe vet familjari atij, kur ika unë, e tërhoqa pacientin, përfituesin dhe doktoresha më tha, që…

Gazetari: E di, po s’mund të mbahet në atë gjendje këtu…

Punonjësit e Azilit: Po tani, çfarë t’i bëjmë ne tani?! Këto mundësi kemi…

Gazetari: Çoje në spital!

Punonjësit e Azilit: Nuk e mban spitaliiii…

Gazetari: Po si nuk e mban spitali?! Spitali nuk mund të mbajë dot një kufomë, që nuk jeton.

Punonjësit e Azilit: E kemi çuar, ka qenë Elbasan…Do më  dëgjosh pak? E çuam në Elbasan, Elbasani e çoi në Tiranë, Tirana e bëri daljen.

“Stop” njoftoi urgjencën e Elbasanit, ku mjekja ekzaminoi gjendjen e Sadikut dhe vendosi tamarrë në spital, në repartin e reanimacionit.

“Normalisht do të merren të gjitha ekzaminimet do të bëhet trajtimi i duhur, do të merren këshillat e specialistëve dhe nëse do të kthehet në qendër ne do të jemi në kontakt dhe për çfarëdolloj nevoje të ketë ne do e suportojmë me medikament ose nevojat që mund të ketë për mjekime të vazhdueshme”, tha mjeku.

Rasti i këtij të moshuari nxjerr në pah nevojën urgjente për krijimin e Qendrave Rehabilituese për këtë kategori të pamundurish në kushte ekstreme të shëndetit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit: Ne nuk jemi si ISIS

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 dhjetor 2024 

Temperaturat zbresin deri në -3 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot  

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë 
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com