Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po i bërtisja ‘Pse më përdhunove vajzën?’ dhe ai më tallte”- Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin: E futa në shtëpinë time… 

2024/01/16 at 9:36 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vrava njeriun që më helmoi fëmijën!” Publikohet fotoja e 33-vjeçarit shqiptar që u vra nga kunati në Greqi (Emri) 

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, i cili u lirua nga qelia nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata greke ka përshkruar për hetuesit të gjithë makthin e përjetuar që me datën 7 Janar kur u informua nga pronarja e shtëpisë ku banonte vajza e tij se qiraja nuk ishte paguar. 

Vajza ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos, kur i ati i kërkoi shpjegim, por nuk iu përgjigjën në telefon. 

Pasi nuk arriti do të kontaktonte me 18-vjeçaren, shkoi për t’i takuar dy vajzat e tij. 

Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi të atit se paratë e qirasë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i tregonte familjes dhe gjithë botës fotot e videot që kishte në posedim. 

Por vajza nuk ka zbuluar emrit e personit që e ka për dhunuar dhe shantazhuar. Megjithatë 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. 

Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog. 

50-vjeçari fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. 

Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar të bijën, sipas dëshmisë së tij për hetuesit. 

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. 

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka përdhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. 

Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë bashkëshortes së tij që t’i telefononte dhe të shkonte ta ndihmonte për të ndryshuar gomën e makinës pranë hyrjes së Volos. 

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit. 

“Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. 

Por kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i marrë armën. 

Si ka ndodhur vrasja? 

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari tha se e ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. 

Por Erjon Pelivani u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj 33-vjeçari, sipas dëshmisë së autorit, tentoi t’i hiqte armën, por gjatë përleshnjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje. 

Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij. 

“Unë telefonova policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzova”, përfundoi ai dëshminë. 

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
“Qëlluan me armë ndaj qenve”, RENEA e FNSH aksion për arrestimin e Eljon Hatos, kontroll në banesën e vëllait

“Qëlluan me armë ndaj qenve”, RENEA e FNSH aksion për arrestimin e Eljon Hatos, kontroll në banesën e vëllait

Humbi ndaj Milanit, Roma shkarkon Jose Mourinho

Humbi ndaj Milanit, Roma shkarkon Jose Mourinho

Lajçak pas takimit me zyrtarin e DASH: BE-ja dhe SHBA-ja në të njëjtën linjë për Ballkanin Perëndimor 

Lajçak pas takimit me zyrtarin e DASH: BE-ja dhe SHBA-ja në të njëjtën linjë për Ballkanin Perëndimor 

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com