Një grup prej pesë personash janë bllokuar për të paktën 3 orë në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Sipas “News 24”, ata kishin dalë për të bërë ecje, por janë bllokuar pasi njëri prej tyre ka dëmtuar këmbën. Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Personi që ndrydhi kaviljen mësohet të jetë 42 vjeçari, Gazmend Bugalli, i cili raportohet të jetë në gjendje të rënduar
Ndërkohë, në një telefonatë me televizionin informativ, njëri prej tyre ka thënë se është e vështirë lëvizja me barelë e të dëmtuarit. “Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barelë e të sëmurit”, ka thënë ai gjatë telefonatës./Opinion.al