Sali Berisha ka denoncuar publikisht se po asgjësohen dokumentet, jo vetëm në Bashkinë Tiranë, sipas tij, por edhe ne dikastere të tjera.
Berisha deklaroi se ajo që po ndodh në Bashkinë Tiranë është vetëm maja e ajsbergut, duke shtuar se “po ndodh edhe në Ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut”.
Kryedemokrati Berisha theksoi se kjo është një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisje dokumentesh.
“Regjimi po shkërmoqet. Siç është dhe ligji më i pandryshuar i diktaturave. Institucionet janë angazhuar në një përpjekje të etshme për të zhdukur provat shkresore, dokumentet e veprimtarive të tyre kriminale. Ka 3 javë që një proces i tillë i ethshëm po kryet në disa dikastere. Ajo që patë në Bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut.
Ka ndodhur, siç është paralajmëruar në Këshillin e ministrave, në Ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut, ministrinë e Jashtme, Brendshme, një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisje dokumentesh”,-u shpreh Berisha.