Tifozëria nga Prishtina po kujdeset për atmosferën në Lyon, para ndeshjes që kombëtarja e Shqipërisë e luan ndaj Rumanisë.
Atmosfera në Lyon ka filluar të ndizet me tifozët shqiptarë që janë mbledhur shumë orë para ndeshjes që kombëtarja e luan sonte ndaj Rumanisë.
Janë tifozëria nga Prishtina, Plisat, të cilët po udhëheqin një grup të madh me tifozë shqiptar që janë ardhur nga të gjitha vendet në përkrahje të kombëtares.
Shqipëria do të luaj përball Rumanisë në ndeshjen e fundit të grupit A, dhe një fitore e mundshme do t’i jepte shanse për kalimin e mëtejmë në Euro 2016. /Telegrafi/