Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plehrat/ Kryebashkiaku Mziu: Na ka bllokuar Qeveria. Nuk na jep leje për landfill në Valias

2017/07/31 at 4:15 PM
në Aktualitet, Politikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Plehrat/ Kryebashkiaku Mziu: Na ka bllokuar Qeveria. Nuk na jep leje për landfill në Valias

Bashkia e Kamzës për herë të parë ka bërë publike situatën në të cilën ndodhet landifilli i këtij qyteti, shkakun e djegies së mbetjeve në natyrën dhe protestën e banorëve.


Në njoftim thuhet se “Situata në pikën e depozitimit të mbetjeve është krijuar si pasojë e rënies së zjarrit te vendi i quajtur Argjinatura”.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu thotë se ishte i gatshëm të takonte në zyrë një përfaqësi të qytetarëve mes tyre dhe ambientalistin Sazan Guri. Por kryesuesi i protestës ishte përfaqësues i PS-së dhe me banim në Zall-Herr, njësi administrative e Tiranës, thuhet në njoftimin që sqaron dështimin e bashkëbisedimet të kryetarit të bashkisë me banorët që protestonin sot në Kamëz.

Argumentet e kryebashkiaku të Kamzës, Xhelal Mziu, për situatën e mbetjeve urbane:

Së pari, duhet theksuar se pika e venddepozitimit të mbetjeve ku aktualisht ato hidhen është brenda normave teknike e ligjore, e miratuar, ku akt miratimi i rifreskuar i lejes së mjedisit të tipit C është bërë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit më 12.8.2016, me nr. prot. 724 dhe nr. identifikimi të lejes 724 dhe e konfirmuar nga Ministria e Mjedisit më 26.10.2016 me nr. prot. 6976 nr. identifikimi 193.
Pra, zona ku deri më tani hidheshin dhe hidhen mbetjet urbane të Bashkisë Kamëz, është brenda të gjitha normave, sepse kjo zonë nuk ishte e populluar deri në kohën në të cilën është bërë miratimi si venddepozitim i mbetjeve urbane të planifikuar për qytetarët e kësaj njësie administrative, duke qenë një pikë grumbullimi prej 20 vitesh. Menaxhimi i mbetjeve nuk është vetëm një shqetësim për Bashkinë Kamëz, por thuajse për 90% të bashkive të Shqipërisë, të cilat vazhdojnë që të kenë trajtimin e mbetjeve urbane në mënyrë gati primitive, pra që s’kanë një landfill.

Së dyti; e gjendur në këto kushte, Bashkia Kamëz, kryebashkiaku Xhelal Mziu jo vetëm në këto ditë, por edhe disa vite më parë ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për ndërtimin e një landfilli që të jetë bashkëkohor, por që të mos krijojë problematika edhe për qytetarët. Kjo kërkesë e Bashkisë Kamëz sigurisht që ka rënë në vesh të shurdhër. Kjo qeveri e ka diskriminuar politikisht Kamzën dhe banorët e saj. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte që nuk janë financuar.

Së treti; Bashkia Kamëz ka menduar ndërkohë alternativa të tjera për vendgrumbullimin e mbetjeve, siç është Valiasi, ku mbështetur në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, planin e përgjithshëm vendor, me miratimin të KKT nr. 8 datë 20.12.2012, Këshilli Bashkiak Kamëz më 19.9.2016, me vendimin nr. 114, vendosi miratimin e venddepozitimit të mbetjeve (landfill) prej 5 ha në Valias e miratuar kjo dhe nga Prefektura. Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, Bashkia Kamëz me qëllim krijimin e një pike tjetër për venddepozitimin e mbetjeve, ka bërë kërkesën pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit më 6 janar 2017 si dhe aplikimin për leje në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 23 janar 2017. Pavarësisht se kërkesa e Bashkisë Kamëz për venddepozitimin e ri në Valias, i cili do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, i ka të gjithë dokumentet e duhura shoqëruese, kthimi i përgjigjes nga Agjencia Rajonale e Mjedisit është i padrejtë, në kurriz të qytetarëve dhe të Bashkisë Kamëz. Më 13 shkurt 2017, me shkresën me nr. prot. 29, Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë dhe situatën në të cilën gjendemi në ditën e sotme.

Së katërti; Bashkia Kamëz ka qenë gjithnjë në anën e qytetarëve dhe mbështet çdo pakënaqësi të tyre dhe jep mbështetjen për zgjidhjen e çdo problemi, por asnjë banor i Kamzës nuk duhet të përdoret politikisht. Përgjegjshmëria e Bashkisë Kamëz ndaj qytetarëve ka qenë dhe është maksimale, si në shërbimet e ofruara, ashtu edhe investimeve të kryera në infrastrukturë.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu, duke pasur vullnetin që kjo situatë të zgjidhet, takoi ambientalistin Sazan Guri, personi që po negocionte dhe i ka kërkuar të diskutonte me të dhe qytetarët e Kamzës zgjidhjen e problemeve, por ai nuk mund të presë anëtarët e Partisë Socialiste të Zall-Herrit, të një bashkie tjetër, për të protestuar për problematikat të cilat janë të Kamzës. Kryebashkiaku Mziu kërkoi të takonte një përfaqësi banorësh nga Kamza, kurse banorët e Tiranës mund të diskutojnë zgjidhjen e shqetësimeve të tyre që kanë me kryebashkiakun e tyre.

Së pesti; vazhdojmë të këmbëngulim për miratimin e një leje mjedisore për territorin e ri të planifikuar për këtë qëllim, në mënyrë që t’i japim zgjidhje të menjëhershme ngërçit në të cilin ka rënë procesi i transportit të mbeturinave urbane në venddepozitimin e duhur. Le të jetë ky një mesazh i qartë për institucionet qendrore, që të angazhohen seriozisht, sikurse Bashkia Kamëz, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit të mbeturinave. Për këtë qëllim Bashkia Kamëz të premten ribëri kërkesë për rivlerësim të lejes mjedisore pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit.

Së gjashti; vullnetplotë dhe i përkushtuar për t’i dhënë zgjidhje problemit, kryebashkiaku Xhelal Mziu i bëri sërish thirrje qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve, për të gjetur zgjidhje, për ngritjen e një landfilli dhe dhënien e lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane, pasi në kushtet në të cilat ne jemi, është vërtet një situatë shumë kaotike, e cila kërkon patjetër një zgjidhje emergjente dhe zgjidhja e vetme është miratimi i lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane në Valias.



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
Çfarë ndodhi brenda dyerve ku u zhvillua gjyqi i Cristiano Ronaldos

Çfarë ndodhi brenda dyerve ku u zhvillua gjyqi i Cristiano Ronaldos

Emrat/ Ikin 4 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë

Emrat/ Ikin 4 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë

Video/ Rama bën për ujë të ftohtë drejtorët e spitaleve: Do ikni të Gjithë!

Video/ Rama bën për ujë të ftohtë drejtorët e spitaleve: Do ikni të Gjithë!
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com