Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Portonovës në Zvërrnec. Mësohet se në ujrat e këtij plazhi është mbytur një fëmijë identiteti dhe mosha e të cilit nuk dihen ende.
Një muaj më parë në këtë plazh humbën jetën 3 persona, Manuela Maraj 27 vjeç, Xhoana Cani 25 vjeç, si edhe djali që tentoi ti shpëtonte Beniamin Ferati 24 vjeç nga Tetova e Maqedonisë. Çdo vit në këtë plazh është shënuar të paktën një viktimë si pasojë e mbytjes.