Pas humbjes 1-0 kundër Portugalisë, ka ‘shpërthyer’ sherri në kampin francez pasi mesfushori Paul Pogba në dhomat e zhveshjes ka debatuar ashpër me dy shokët e skuadrës.
Mediat franceze shkruajnë se Pogba është konfliktuar me Moussa Sissoko dhe Blaise Matuidi të cilët sipas tij duhet të ndalonin goditjen ‘vdekjeprurëse’ të Eder e cila përfundoi në rrjetë.
Debati mes lojtarëve ka zgjatur pak minuta pasi në kampin francez mbizotëronte heshtja nga dështimi.
Gjithsesi edhe vetë Pogba është vënë në qendër të kritikave të specialistëve pasi gjatë finales nuk tregoi asgjë nga potenciali i tij.