Kundër vendimit të trajnerit Gianni De Biasi që la jashtë mesfushorin Alban Meha ka reaguar menaxheri i Mehas, njëherësh vëllai i futbollistit. “Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për Krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”.