Pas javës së pushimit në Bodrum të Turqisë, Jeremy Meeks është rikthyer i vetëm në Los Anxhelos.
“Krimineli më i bukur në botë” u fotografua në një jaht superluksoz së bashku me vajzën e biznesmenit të “TopShop”-it, Sir Philip Green.
Menjëherë ndaj Jeremy vërshuan kritikat nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale për tradhëtinë ndaj bashkëshortes së tij me të cilin ka një lidhje 8 vjeçare.
Tashmë aventura me Chloe Green në Turqi përfundoi dhe Jeremy është rikthyen në Los Anxhelos ku pritet përballja me bashkëshorten e tij.
Jeremy Meeks është baba i tre fëmijëve. Ai u dënua me dy vite burg në 2014-n, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model.