Përplasje fizike gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës. Mësohet se disa persona kanë hyrë në këshill dhe kanë goditur banorët që po flisnin për regjistrimin e pronave.
Situata është tensionuar, ndërsa një prej banorëve është gjakosur.
Në këtë situatë, kryebashkiaku Gjergji Goro ka ndërprerë mbledhjen dhe ka takuar banorët për t’i qetësuar.
Më herët banorët i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ankoheshin se po iu rrëzonin shtëpitë dhe kjo e gjitha në kuadër të planit rregullues, pas të cilit, siç shtojnë banorët, fshihen pazare të pista.
“Duan të na përzënë nga prona, duan të na rrëzojnë shtëpitë. Pas planit rregullues fshihen pazare të pista. nuk do lejojmë të na preken pronat shekullore”, thonë ata. /BW