Shumë media në Britaninë e Madhe kanë filluar humorin, pas rezultatit të referendumit të së enjtes ku qytetarë të këtij shteti vendosën që të braktisin BE-në.
Një prej këtyre shakave është edhe ajo se tani britanikët I kanë hipur gomoneve për të kërkuar strehim në Irlandë.
Kjo pasi Irlanda ka deklaruar se mund ta rishqyrtojë mundësinë e mbajtjes së një referendumi për t’u shkëputur nga Britania e Madhe dhe për t’iu bashkuar BE-së.
Në një foto-montazh që është publikuar bashkë me një përshkrim, ironizohet duke thënë se garda Irlandeze ka lëshuar alarmin se në lindje të saj, mijëra britanikë po rrezikojnë jetën që të kalojnë detin irlandez në përpjekje për të kaluar atje.