Ndeshja e sotme e Grupit B të Kategorisë së Dytë, mes Tepelenës dhe Domosdovës, është kthyer në ring boksi duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit mes dy ekipeve.
Shkak është bërë një penallti e akorduar nga kryesori për ekipin e Tepelenës, që ishte në disavantazh që në pjesën e parë të takimit. Futbollistët e Domosdovës kanë kundërshtuar këtë vendim dhe kanë goditur me grushte kryesorin e ndeshjes.
Pas këtyre akteve të dhunës, është vendosur ndërprerja përfundimtare e ndeshjes në minutën e 65 të saj dhe çështja do u kalojë komisioneve disiplinore të FSHF-së.
Ndërkaq, duhet theksuar se të dy skuadrat nuk kishin objektiva madhorë në ndeshjen e sotme, pasi asnjë prej tyre nuk lufton për ngjitjen apo rrezikon rënien.