Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka lënë pak momente më parë zyrat e SPAK pas rreth 4 orësh, ku u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve dhe hetuesve të BKH.
Para gazetarëve, Ndreca është treguar i rezervuar por ka thënë shkurtimisht se do të fliste në kohën e duhur.
Ai tha se çështja është nën hetim, por kërkoi nga mediat që të mos nxitohen me konkluzionet.