Prania e vazhdueshme e Cristiano Ronaldos te Real Madridi thuhet se do të parandalojë aktivizimin e Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe Alvaro Morata të Juventusit, që të ecin së bashku në “Santiago Bernabeu”, sepse dy sulmuesit në fjalë nuk dëshirojnë të konkurojë me superstarin portugez. Presidenti Florentino Perez dëshiron të shtojë forca të reja sulmuese në skuadër, merkaton e kësaj vere, me sulmuesin “vdekjeprurës” polak, që kushton rreth 80 milionë € (61.3 milionë £), ndërsa “Los Blancos” kanë të drejtën e rikthimit të Moratës në dispozicion për 35 milionë € (27.2 milionë £).
Megjithatë, Morata thuhet se do që të qëndrojë te Juve, para se të ngrohë stolin në “Bernabeu”. Edhe Lewandowski u ka thënë njerëzve të afërt me të: “Nëse Cristiano është atje, unë nuk do të shkoj te Real Madridi!” Raporti mediatik shton se, Lewandowski, 27 vjeç, “ka frikë nga egoizmi i Ronaldos”. Nëse Perez do të shikojë për ta shitur sulmuesin 31-vjeçar në verë, kjo mund të vijë si rezultat i kësaj. Kjo do të ishte një lëvizje e madhe nga Perez. Ish-ylli i Manchester United ka qenë pika qendrore e ekipit të Realit, pasi u transferua në Madrid, në vitin 2009. Megjithatë, nuk mund të jetë ide e keqe largimi i tij dhe ardhja e sulmuesve të tjerë.