Edhe pse dita e sotme pritet të shënojë temperatura të larta, meterologët njoftojnë se duke nisur nga dita e shtunë temperaturat do të ulen dhe do të vijojnë të tilla përgjatë gjithë fundjavës.
Ndërkohë do të ketë edhe rrebeshe shiu por meterologia Lajda Porja sqaron se nuk do të ketë rrezik për katastrofa apo përmbytje në vendin tonë.
Në zonat jugore duke nisur nga mbrëmja e të shtunës, parametri i erës do të forcohet ndjeshëm.
Java e ardhshme do të jetë me reshje dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius.