Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), të ashtuquajturat ”Plaka”, sjellin mot të ftohtë në të gjithe vendin. Sipas gojëdhënave ”plaka” është e lidhur ngushtë me mënyrën se si njerëzit atëhere i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyrës.
Nga konstatimet e bëra 10 vitet e fundit, meteorologet pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje. Për këtë fenomen të përsëritur, specialistët nuk jepin shpjegime të sakta se përse ndodh pikërisht kështu.
Si gjithmonë muaji prill vjen me mot të mirë, ashtu siç rezultoi edhe këtë vit. Ku i spostuam palltot dhe nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtra.
Por s’mund të themi të njëjtën gjë për ditët në vijim, ku priten ulje të temperaturave dhe reshje të vazhdueshme e të dendura shiu. Meterologët parashikojnë ulje të temperaturave dhe reshje shiu edhe përgjatë javës së ardhshme.
Mesa duket prilli i këtij viti do të dal me reshje shiu, por le të shpresojmë që maji të jetë më i ngrohtë dhe pa vranësira…