Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur në një lokal në Roskovec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e konfliktit.