Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.14 në Durrës.
Policia njofton se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive të dobëta. 54-vjeçari me iniciale E.Ç. ka plagosur me thikë 60-vjeçarin me iniciale G.D., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Efektivët pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të 54-vjeçarit për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.