Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjien “Skënderbeg” të Shkodrës.
Ende nuk dihet identiteti i personit të plgosur, por ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të një biznesi pranë vendngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.