Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fllakë të Durrësit.
Sipas informacioneve të para mësohet se i plagosuri ndodhet për trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. I plagosuri dyshohet të jetë Besmir Gorgea.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe autorit/ëve.