Një 40-vjeçar nga Durrësi ka mbërritur në orët e para të mëngjesit i plagosur me armë zjarri në spitalin rajonal të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 Durrës, ndërsa policia ka kryer hetimet paraprake, nga ka rezultuar se Danjel Bushi është plagosur nga 28-vjeçari Gabriel Peqini.
Uniformat blu po vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.