Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Bathores.
46-vjeçari Agim Hida është qëlluar me armë zjarri nga dy persona, të cilët e plagosën në këmbë. Ai u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e ngjarjes në momentin që qëlluan me armë kanë qenë duke lëvizur me një motor.
Policia thotë se ende nuk është i qartë shkaku i ngjarjes, ndërsa po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.