Për Rubin Haxhian, njëri prej të plagosurve të mbrëmjes në ngjarjen e rëndë të ndoshur sonte në mbrëmje në Sarandë, atentati i sotëm ishte i katërti në radhë. Katër vite më parë Rudin Haxhia i cili në atë kohë punonte si truprojë lokali në diskon “Ecuador”, u plagos rëndë pas një grindje çasti, në zonën poshtë Hotel Butrintit. Në atë kohë 35 vjeç, Haxhia u qëllua me armë kallashnikovi. Më parë Haxhia ishte plagosur në rrethana të ngjashme në vitin 1997. Në shkurt të vitit 2015, Rudin Haxhia u sulmua sërish nga 5 persona në lokalin e natës “Ecuador” ku u plagos me thika dhe sende të forta. Ai u nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar, pasi thika i ka prekur mushkërinë. Ajo që mësohet mbi atentatin e sotëm është se Haxhia ka marrë katër plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Opinion.al Dritan Laci