Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen në fshatin Rrilë të 54-vjeçarit Agron Puka. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 teksa 54-vjeçari po lëvizte me automjet.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, policia ka shkuar menjëherë ne vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Njoftim i policisë
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është ndodhet nën kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.