Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Mësohet një 31-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë një konflikti me shtetasin Isak Vata.
I plagosuri është identifikuar me inicialet B. M., banues në fshatin Bisht Kamëz të Durrësit.
31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të plagosjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.