TIRANE- Plot 20 mijë euro i janë gjetur në makinë gjyqtarit Artan Gjermeni mbrëmjen e djeshme. Makina e tij “Smart” iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm policor, për shkak të hetimeve për plagosjen e tij.
Vetë gjyqtari ka deklaruar se ka qenë një ngjarje aksidentale. Ai ka thënë se i ka rënë qepeni i garazhit të makinës. Por kjo deklaratë ka ngjallur dyshime tek policia.
E para në garazh nuk janë gjetur shenja gjaku dhe asnjë mjet kaq i mprehtë sa për ti shkaktuar plagë gjyqtarit. E dyta ai ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë të ngjashme me ato që mund të shkaktojë një thikë, duke lënë dyshime se gjyqtari mund të jetë plagosur.
Sakaq dyshimeve u shtohet edhe shuma e parave: Për çfarë mund të mbajë një gjyqtar në makinë plot 20 mijë euro?
*Gjyqtari duke dale nga spitali
*Njolla gjaku ne makinen e tij
*Garazhi ne pallatin tek Rruga e Elbasanit, ku ndodhi ngjarja