Policia e Dibrës ka zbardhur të tjera detaje nga plagosja e një adoleshenti me mjete të forta prej një bashkëmoshatari të tij.
Në konfliktin midis adoleshentëve, kanë marrë pjesë dy grupe me nga pesë veta.
15 vjeçari Vilson Meta është arrestuar si i dyshuar për goditjen me mjete të forta, që plagosi 17 vjeçarin Erjon Hasi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur 2 km larg shkollës “Gjergj Kastrioti”.
Konfirmohet se Hasi, u dërgua me helikopter drejt Tiranës për kurim të specializuar.