Policia ka dalë me një komunikatë zyrtarë në lidhje me sherrin mes disa të rinjve, ku dy prej tyre mbetën të plagosur me thikë, ndërsa një tjetër u lëndua.
Sipas policisë, rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës te Trauma dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

















