Një 55-vjeçar u plagos me thikë paraditen e sotme në Kavajë.
I plagosuri i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën është identifikuar si Ilir Kazazi.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se pas disa orësh në arrati, ka rënë në pranga autori Armando Shtini, 22-vjeç.
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.