Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”.
Blutë bëjnë me dije se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.