Një 47-vjeçar me iniciale A.B në fshatin Shtoj të Shkodrës ka plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit 42-vjeçarin me iniciale B.I , banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përmes reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar. Aktualisht po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Opinion.al/