Një sherr mes disa të rinjve në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur.
I lënduari R.J. 24 vjeç u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, 22-vjeçarin me iniciale U.B.
Por për këtë ngjarje janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vetë i plagosuri, pasi gjatë konfliktit goditën me grushte autorin e dyshuar të plagosjes me thikë, 22-vjeçarin U.B.
Të proceduarit në gjendje të lirë janë R. Sh. 23 vjeç, F. Xh. 34 vjeç dhe i plagosuri me thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.