Një 21 vjeçar është plagosur të shtunën në zonën e Yzberishtit Tiranë, pas një konflikti që kishte nisur 25 ditë më parë.
21 vjeçari ishte konfliktuar me dy persona të tjerë, njëri i njohur si mik i Emiljano Shullazit.
Shtetasi me iniciale O.Dh., 21 vjeç, është goditur me thikë nga 22 vjeçari Kod Koshena. Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Tre Dëshmorët”. I plagosuri fillimisht ka goditur me shishe në kokë Koshenën.
Ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë.
Momentalisht, 21 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Policia e konsideron ngjarjen hakmarrje nga ana e autorit, për kallëzimin që i plagosuri kishte bërë ndaj tij dhe Klajdi Gjeçit.
I riu i kishte paditur lidhur me konfliktin e mëparshëm që kishin paturpër borxhin e pakthyer.