Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.
Mësohet se Klajd Kapidani është plagosur me kaçavidë, në rrethana momentalisht të paqarta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën Besim Alla.
40-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.